FUSHAT E VEPRIMTARISË
Përfaqësimi i diasporës
Për shumë persona që jetojnë jashtë vendit, zgjidhja e çështjeve juridike në Kosovë mund të jetë e ndërlikuar dhe të marrë kohë. Zyra jonë e avokatisë ofron ndihmë të plotë juridike për klientët nga diaspora që kanë nevojë për përfaqësim në Kosovë.
Përmes një autorizimi të rregullt (prokurë), ne mund të përfaqësojmë klientët në procedura gjyqësore, transaksione pronësore, procedura trashëgimie dhe procese administrative.